www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti

Posted on August 16, 2023 by User User1

Turizmi nuk e ndal hovin. Numri i shtetasve që po vizitojnë Shqipërinë ka arritur në mbi 5 milionë vetëm për shtatë muajt e pare të këtij viti, ku 4 milonë prej tyre kanë zgjedhur Aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Spanja ka më shumë se dyfishin të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, e ndjekur nga Turqia, Mali i Zi, Franca e Italia. Edhe pse në luftë nga shifrat vërehet se ka pasur pushues edhe nga Ukraina apo Kina e Largët Shqipëria si destinacion turistik është marketuar në mediat më prestigjoze në botë, duke u kthyer në një nga vendet më të preferuara për të pushuar jo vetëm gjatë sezonit veror por përgjatë gjithë vitit. Në periudhën e pare të  të këtij viti, vendi ynë ka pritur 33% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas tur operatorëve 2023 pritet që të jetë viti më i suksesshëm./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara