www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Modulari, protesta para Gjykatës së Tetovës

Posted on August 16, 2023 by User User1

Nën moton “Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi”, qindra qytetarë protestuan para Gjykatës së Tetovës, për të kërkuar drejtësi për zjarrin në spitalin modular në këtë qytet ku humbën jetën 14 persona. Protestuesit për një orë bllokuan rrugën e Ilindenit përpara Gjykatës, ndërsa në fund të protestës, afishet me mesazhet për drejtësi dhe kërkesë për rigjykim me qëllim nxjerrjen e fajtorëve të vërtetë para drejtësisë, i vendosën në dyert dhe xhamat e Gjykatës Themelore të Tetovës.

“Nga ky proces u vërtetua që Prokuroria dhe Gjykata janë pjesë dhe mbrojtës të krimit të organizuar që e mban peng shtetin. Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht ta shkarkojë Kryeprokurorin Joveski dhe ai bashkë me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë vepër monstruoze të përgjigjen penalisht. Kërkojmë të gjykohen dhe dënohen fajtorët e vërtetë, përfshirë edhe politikanët që në kundërshtim me ligjin, tenderin për ndërtim ia kanë dhënë kompanisë Brako. Pa drejtësi nuk do të ketë qetësi,” deklaroi Elmedina Abdullahu. “Më mirë për Tetovën”./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara