www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë”

Posted on August 16, 2023August 16, 2023 by User User1

Gostivar, 16 gusht – Në ambientet e Pallatit për Kulturë në Gostivar, u promovua libri me poezi “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë” nga poetja e re gostivarase, Berinika Arsllani.

I ftuar në promovimin e këtij libri ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në një fjalim rasti përgëzoi poeten e re për botimin e librit.

“Sa bukur që sonte jemi mbledhur këtu, ju adhurues të fjalës së bukur, të librit e mbi të gjtha të rinisë. Lexova nga libri i poetes dhe më pëlqen mënyra së si përshkruhen ndjenjat në këtë libër, si përshkruhet me një filozofi të theksuar dhe bota e fëmijëve dhe tema të tjera. Shpreh mirënjohje për të gjithë atë që punuan për këtë libër, përfshire dhe Pallatin për Kulturë në Gostivar për organizmin e këtij promovimi. Suksese të mëtejshmë”, u shpreh Ahmeti.

Përveç leximit të pjesëve të shkëputura nga botimi më i ri i Berinikës, poetja shpalosi dhe disa nga punimet e saja në pikturë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara