www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zjarri në jug të Francës, zhvendosen mbi 2000 persona

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Një zjarr mbrëmjen e së hënës përfshiu rreth 500 hektarë tokë në Francën jugore, duke zhvendosur mbi 2,000 njerëz dhe duke dëmtuar shtëpi, njoftuan autoritetet franceze të martën.

Zjarret u përhapën nëpër pikat turistike të departamentit Pyrenees-Orientales në Mesdhe, thuhet në një postim të komunës në Tëitter, shkruan AA.

Qytetet Sorede, Saint-Andre dhe Argeles-sur-Mer u prekën, shtoi komuna, duke shpjeguar se zjarri goditi kryesisht zonat turistike.

Autoritetet evakuuan 2,000 njerëz nga dy zona banimi dhe katër zona kampingu në qytetin e Saint-Andre, ku shtëpitë dhe ndërtesat e tjera u dëmtuan rëndë.

Zjarri nuk mori jetë njerëzish, vuri në dukje komuna, duke shtuar se ai u shua rreth orës 3:00 të mëngjesit (0100 GMT) me përpjekjet e mbi 650 zjarrfikësve./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara