www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja në kafiterinë në Klinë, dorëzohet i dyshuari

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Personi i dyshuar për vrasjen në një kafiteri në Klinë, Tush Frroku është dorëzuar në stacionin policor.

Lajmi është konfirmuar për Portalin Dukagjini, nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se ndaj tij do të shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Gjendet në stacionin policor, do ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Ndërkaq, brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Ndryshe, më 7 gusht, një person u vra me armë zjarri në një lokal në Klinë, teksa i dyshuari, Tush Frroku ishte në arrati deri më sot.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të grabitur.

Tush Frroku, në të kaluarën kishte kryer edhe vepra të tjera penale.

Ministria e Drejtësisë kishte konfirmuar se i dyshuari për vrasjen që ndodhi në një lokal të Klinës ishte i shpallur më herët në kërkim ndërkombëtar në Interpol nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Përmes një përgjigjeje dhënë për Portalin Dukagjini, Prokuroria Themelore në Pejë kishte njoftuar se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra të tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në përgjigjen e prokurorisë thuhet se në vitin 2012, Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë ndaj Frrokut për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Kurse, në vitin 2016, sipas Prokurorisë ndaj të dyshuarit Frroku, ka pasur procedurë të zhvilluar për veprën penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm”./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara