www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Visar Ganiu dhe Bilall Kasami thirren në stacion policor

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe. Një thirrje të ngjashme mori edhe kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili nuk u paraqit në polici, por siç mëson Alsat inspektorët kanë përgatitur procesverbalet përkatëse.

Ganiu dhe Kasami thirren në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus. Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu. Një ditë më parë Ganiu dhe Kasami thanë se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara