www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të armatosur dhe me automjete – në Maqedoninë e Veriut do të vijnë pjesëtarë të Armatës së SHBA-ve dhe Shqipërisë

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Në Maqedoninë e Veriut do të qëndrojnë forca të armatosura të shteteve të huaja – ka vendosur Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ata do të marrin pjesë në trajnimin e përbashkët “Joint Combined Exercise Training – 23”, transmeton TV21.

Ky trajnim, siç sqarojnë nga Qeveria, është pjesë e Planit bilateral për bashkëpunim për vitin 2023 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Mbrojtje Nacionale të Shteteve të Bashkuara Amerikane.

“Forcat speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 12 pjesëtarë pjesëmarrës në aktivitet, në periudhën prej 20 gusht deri 1 shtator 2023 do të marrin pjesë në mënyrë aktive në përgatitjet dhe realizimin e trajnimit të përbashkët dhe në ushtrimin “Joint Combined Exercise Training – 23” në territorin e Maqedonisë së Veriut. Në trajnim është paraparë pjesëmarrja e 10 pjesëtarëve nga forcat speciale të fuqive të armatosura të SHBA-ve dhe 12 pjesëtarë të fuqive të armatosura të Shqipërisë, me armatim, pajisje, automjete dhe mjete materiale – teknike. Lokacioni për pjesëmarrje në ushtrim do të jenë poligonet për trajnim dhe kazerma “Ilinden” – Shkup, “Strasho Pinxhur” – Petrovec dhe “Gjorçe Petrov” – Shkup”, qëndron mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë./TV21

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara