www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas vrasjes së kandidatit për president, ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Pas vrasjes së kandidatit për president, ekzekutohet një tjetër politikan në Ekuador

Një politikan është vrarë ditën e djeshme në Ekuador, më pak se një javë pas vrasjes së një prej favoritëve në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 20 gusht.

Pedro Briones, një politikan i partisë Revolucioni Qytetar (Revolución Ciudadana) u vra ditën e djeshme. Mediat e huaja shkruajnë se as policia dhe as qeveria e presidentit në largim Guillermo Lasso nuk e konfirmuan menjëherë vrasjen.

Sipas burimeve policore, Pedro Briones u vra jashtë shtëpisë së tij, në komunitetin e San Mateo, nga dy burra me motor. Rikujtojmë se pas vrasjes së Fernando Villavicencio, në Ekuador u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Presidenti në largim Lasso fajësoi krimin e organizuar për vrasjen e kandidatit për president dhe tha se personat përgjegjës do të ndëshkohen. Gjashtë kolumbianë janë arrestuar, ndërsa një kolumbian i shtatë u vra në një shkëmbimi zjarri me truprojat e kandidatit.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara