www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

KSI: Situata me virusin e rriqrës është nën kontroll, pacientët në gjendje të mirë

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Komisionit për Sëmundjet Infektive, ka analizuar gjendjen aktuale me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime (EHKK) në vend. Nga komisioni për sëmundje infektive thonë se reagimi i shpejtë i autoriteteve shëndetësore parandaloi skenarë të rinj në formën e rritjes eksponenciale të numrit të rasteve të reja me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime. Aleksandër Petliqkovski thotë se testet I kanë të mjaftueshëm por edhe terapinë për shërimin e kësaj sëmundje. Pacientët e prekur janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka rrezik ose rëndim të gjendjes së tyre.Ndërkaq ai njofton se më të prekur nga kjo janë personat që merren me blegtori dhe peshkatarët. Në bazë të analizave që kemi bërë thotë Petliqkovski kafshët në Maqedoni janë të prekura ose e kanë kaluar këtë virus, dhe në mënyrë të lehtë qarkullon tek kafshët.

“Deri në qeveri do të kërkojmë organizimin e një plani aksionar ku do të bëjmë pevalencën se sa shpesh këta rriqra I kemi në rajonet e ndryshme dhe atje ku do ti detektojmë planifikojmë që të bëjmë dezinsektimin e tyre që është edhe masa kryesore preventive për uljen e rrezik të shfaqjes së sëmundjes. Vend për panik nuk ka sepse situate është nën kontroll dhe nuk bëhet fjalë për një sëmundje lehtë ngjitëse nga e cila duhet të frikësohen qytetarët”, tha Aleksandër Petliqkovski-kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara