www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Edhe pilotët denoncojnë zjarre, Angellov: Një pjesë e të punësuarve nuk janë profesionalist

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Muajin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar 210 zjarre, ndërsa numri në gusht për 15 ditët e para është 223.

“Edhe pilotët denoncojnë zjarre në kontrollin e fluturimeve kështu që ndonjëherë edhe nga kontrolli i fluturimeve mund të marrim të dhëna për zjarr i cili është relativisht i padukshëm nga mjediset urbane apo fshatrat”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK.

“Mendoj se këtë vit ende nuk është zbuluar ndonjë person që ka shkaktuar zjarr edhe pse një nga motivet e fundit që deri më tani nuk e përmenda, është motivi patologjik, për fat të keq kemi njerëz që për shkaqe patologjike, përkatësisht piromanë të cilët ndjehen bukur kur shohin zjarr, andaj ndezin zjarre dhe kategoria tjetër, kriminele, kur qëllimisht ndizen pyje të bukura që më pas drurët të blihen lirë”, pohoi Stojançe Angellov, drejtor i QMK.

Qendra për menaxhimin e krizave po punon edhe për idenë e përmirësimit të sistemit “112” në mënyrë që qytetarët, në rast rreziku, të marrin paralajmërime të hershme me SMS.“Kemi aplikuar për një projekt IPA për fazën e dytë i cili e siguron pikërisht këtë. Paralajmërim i hershëm, njoftim i qytetarëve, sepse sot ndryshe nga dikur, sirenat fatkeqësisht janë jofunksionale dhe i gjithë sistemi është i prishur. Preferoj njoftimet në celular. Ju merrni një mesazh se ka zjarr afër jush, largohuni menjëherë, në mesazh mund të jepni edhe udhëzime se si duhet të veprojë personi”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMM.

Për punën e QMK-së duhen edhe profesionistë të vërtetë, andaj pyetëm nëse pikërisht ky lloj i kuadrit menaxhon me krizat. Drejtori thotë se nga 300 punonjës, disa prej punonjësve më shumë bëjnë dëm sesa mirë, sepse nuk janë profesionistë apo kanë biznese të tjera të tyre.

“Çdo qendër rajonale për menaxhimin e krizave ka njerëz cilësor, por fakt është se një pjesë e njerëzve janë të humbur, pra kërkonin punësim, fatkeqësisht partizimi në vend është reflektuar në të gjitha sferat. Shumë pak zyrtarë flasin për këtë temë, por në QMK do të thosha që më shumë se gjysma e njerëzve janë jofunksionalë. Madje kemi shembuj kur kemi dërguar në punë punonjës të caktuar dhe dëmi nga puna e tyre është më i madh se përfitimi nëse nuk do ta bënin sepse nuk dinë, nuk munden, nuk janë të motivuar, disa kanë ardhur vetëm për të marrë rrogë”, u shpreh Stojançe Angellov, drejtor i QMK.

Për batutat në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Angellov thotë se nuk është i inatosur dhe se ato janë pozitive.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara