www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E dhimbshme: Humb jetën 20-vjeçari që u lëndua në aksidentin te rrethrrotullimi në Prishtinë

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, tronditi gjithë Kosovën. Një veturë kishte rënë nga rethrrotullimi në Lakrishte, që lidh Prishtinën me Fushë-Kosovën, Mitrovicën dhe Ferizajn, ndërsa ishin lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se 20-vjeçari i cili kishte lëndime më të rënda, ka ndërruar jetë këtë mbrëmje.

Ditë më parë, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, kishte deklaruar se 20-vjeçari ishte duke u mbikëqyrur në intenzivë./gazetasinjali

“20 vjeçari është trajtuar në Emergjencë, gjendja e tij është më e rëndë. Mjekët i kanë kryer të gjitha intervenimet e duhura, tash mbikëqyrja i tij do të vazhdojë në Intenzivë”, kishte deklaruar Syla.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara