www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Avion privat, vilë dhe staf, luks i shfrenuar i Neymar te Al-Hilal

Posted on August 15, 2023August 15, 2023 by User User1

Sipas Foot Mercato, sulmuesi i PSG-së Neymar mund të fitojë nga 300 deri në 400 milionë euro në dy vjet në Arabinë Saudite. Disa media shkruajnë për një pagë neto prej 100 milionë eurosh, por nuk merren parasysh të gjitha shpërblimet që do të pretendojë braziliani.

Përveç pagës, sulmuesi do të marrë edhe shumë përfitime. Ai do të ketë në dispozicion një avion privat, të njëjtat kushte me Cristiano Ronaldon. Ashtu si portugezi, edhe ai do të lejohet të jetojë me të dashurën e tij Bruna Biancardi, edhe pse nuk janë të martuar. Konkretisht, ai do të lejohet ta bëjë këtë, megjithëse në Arabinë Saudite një bashkëjetesë e tillë është e ndaluar me ligj. Neymar do t’i jepet një vilë e madhe, si dhe i gjithë stafi.

Siç u përmend më herët, përveç një shume të fiksuar direkt, lojtari i ardhshëm i Al-Hilal do të marrë 80 mijë euro për çdo fitore. Çdo postim për këtë shtet, i publikuar në faqet zyrtare të brazilianit, do të sjellë 500 mijë euro të tjera.

Ka mundësi që pas skadimit të kontratës me sauditët, braziliani të tentojë të rikthehet në futbollin europian./almakos.com

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara