www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pensionistët në protestë në Shkup

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Shkup, 14 gusht – Pensionistët sot do të mbajnë protestë në Shkup duke kërkuar pensione më të larta. Siç është paralajmëruar, ata fillimisht do të protestojnë para selisë së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, mdërsa më pas do të drejtohen drejt Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku do të kërkojnë takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve, ndërsa pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale. Në periudhën e kaluar pensionistët protestuan në qytetet e tyre, ndërsa për sot është paralajmëruar protesta në Shkup.

Nga Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve nuk pajtohet me protestat. Vitin e kaluar është miratuar një metodologji e re për llogaritjen e pensioneve sipas së cilës tani në shtator pensionet duhet të rriten për gjashtë për qind./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara