www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet në Ligjin për përmbarimin, përmbaruesit: Ka kolizion mes dispozitave ligjore

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Shkup, 14 gusht – Aktualisht janë të bllokuara mbi 120 mijë llogari të qytetarëve dhe kompanive. Ligji për vjetërsimin e borxheve për faturat mbi 10 vjet nuk funksionon në praktikë, sepse vetë përmbaruesit refuzojnë të fshijnë borxhet.

Nuk do të ketë vjetërsim dhe shlyerje të borxheve të ndërmarrjeve publike, komunave dhe qytetarëve, sepse shumica parlamentare i votoi ndryshimet në Ligjin për përmbarim dhe Ligjin për marrëdhëniet obligative, thonë përmbaruesit.

“Dispozita e procedurës përmbarimore është e ngadaltë, duhet të zgjasë 10 vite, është objektivisht e pabazë, për shkak se ligjdhënësi duke e sjellë këtë dispozitë nuk e ka menduar se 10 anëtarët e mëparshëm nga i gjithë grupi i paraparë në ligj, që lidhet me vjëtërimin, pastaj të gjithë 10 anëtarët pasardhës mbeten në kundërshtim (kolizim) me ligjin i cili është i përpiluar në këtë mënyrë.” – tha Kryetarja e Odës së Përmbaruesve, Vesna Delovska.

Me këtë ligj skadojnë borxhet dhe kamata nuk duhet të jetë më e lartë se borxhi kryesor. Qytetarët janë të zemëruar sepse nuk bëhet vjetërsimi i borxheve. 

Sipas kryetares së Odës së Përmbaruesve, Vesna Delovska, për momentin ka një kaos të përgjithshëm në vetë ligjin, sepse disa dispozita kanë mbetur të parregulluara dhe vazhdojnë të funksionjë me ligjin e vjetër.

“Përderisa një përmbarues fillon me pagesën e një rate, d.m.th. ai e ka pranuar borxhin, vjetërsimi ndërpritet dhe nga ai moment fillon të rrjedhë afat i ri. Këto dispozita kanë mbetur të parregulluara, kanë mbetur me ligjin e vjetër dhe pikërisht kjo ka sjellë konfuzion.” – u shpreh Delovska.

Kuvendi muajin e kaluar votoi ndryshimet në ligjet për përmbarimin dhe marrëdhëniet e detyrimeve për të reduktuar abuzimet, përkatësisht për të reduktuar mundësinë e fitimeve alternative me interes, si dhe për të stimuluar kreditorët për efikasitet më të madh dhe reagim më të shpejtë./zhurnal 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara