www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski ka dhënë pëlqim për rrugën “Adem Demaçi”

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Përveç këshilltarëve të LSDM-së në Çair dhe në Qytetin e Shkupit, vendimin për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair e kishte votuar edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nga roli i zv.ministrit të Financave në vitin 2021. Qeveria me shumicë votash kishte dhënë pëlqimin e saj, për të gjitha emrat e propozuar, përfshirë edhe atë të “Adem Demaçit”. VMRO-DPMNE-ja thotë se Kovaçevski tani gënjen dhe manipulon.

“Sot nga presioni i opinionit, i njëjti ai Kovaçevski i cili ka votuar ndryshimin e emrit “Brigada e Dytë Sulmuese e Maqedonisë” në “Adem Demaçi” kërkon nga Çairi, nëse do rrugë me atë emër, ta ndërtojë. Kjo qëndron në komunikatën e tyre. Kovaçevski të tregojë nëse turpërohet sot që ka votuar dhe tani fshihet dhe manipulon?,” tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Nga Kabineti i Kovaçevskit dy ditë më parë, u shprehën të pakënaqur me ndryshimin e emrit të rrugës në Çair. Nga atja thanë se “vetëqeverisja lokale është dashur që në periudhën e kaluar të bëjë punën e saj më me përkushtim dhe të ndërtojë një rrugë të re të cilën do ta emërtojë sipas procedurave ligjore”.

Nga Qeveria sot nuk u përgjigjën në pyetjen e Alsat nëse reagimi paraprak ka qenë rezultat i mungesës së informacionit për pëlqimin që po ky institucion ka dhënë dy vite më parë, për emërimin e kësaj rruge me po këtë emër.

LSDM-ja fajëson Mickoskin për të gjitha zhvillimet e fundit.

Kurse partitë tjera opozitare shqiptare dolën në mbrojtje të organizatorëve të vizitës së Kurtit.

“Nëse ka ndonjë maqedonas që mendon se shqiptarët ndonjëherë do ta këndojnë “denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit sepse deri sa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. E sa i takon shqetësimit të Presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidatur,” deklaroi Ohan Murtezani, Alternativa. /alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara