www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gati padia e katërt për Trump, prova e fortë për ndërhyrje në zgjedhje në Xhorxhia

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Një prokurore në Xhorxhia pritet që këtë javë të paraqesë para një jurie të madhe, një akuzë të katërt të mundshme kundër ish Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhje.

Hetimet janë përqendruar në dyshimet se zoti Trump ka ushtruar trysni ndaj zyrtarëve elektoralë të shtetit të Xhorxhias, për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se është përfshirë në komplot për të përdorur elektorë të rremë.

Ish presidenti e quan hetimin kundër tij një gjueti shtrigash.

Prova kryesore e prokurores Fani Willis në këtë rast është një bisedë telefonike e zotit Trump më 2 janar të vitit 2021 me Sekretarin e Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger. Ish presidenti dëgjohet duke i kërkuar atij të gjejë votat e mjaftueshme për të kapërcyer diferencën në vota me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

“Thjesht dua të gjej 11 mijë e 780 vota, që është një më shumë sesa kemi”, shprehet zoti Trump në bisedë telefonike.

Zyrtari i lartë zgjedhor në Xhorxhia, Gabriel Sterling, i cili ndihmoi në rinumërimin e votave në zgjedhjet e vitit 2020 në këtë shtet, pritet të jetë një prej dëshmitarëve në këtë rast./topchannel

Lajmet e fundit…

  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve
  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara