www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zuckerberg vjen me një tjetër deklaratë rreth “luftës” me Elon Musk

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Themeluesi dhe CEO i Meta Platforms, Mark Zuckerberg thotë se është gati të përballet me themeluesin dhe pronarin e Twitter dhe të SpaceX, Elon Musk, në një garë fizike.

“Unë e dua këtë sport dhe kam qenë gati të luftoj që nga dita kur Elon më sfidoi. Nëse ai ndonjëherë bie dakord për një datë të vërtetë, do ta dëgjoni nga unë.”, tha ai në Threads.

Më pak se një javë më parë, themeluesi i Facebook tha se ishte gati atëherë dhe kishte sugjeruar një datë për ndeshjen.

“Unë jam gati sot. I sugjerova 26 gushtin kur ai më sfidoi për herë të parë, por ai nuk e ka konfirmuar…”, ka shkruar ai. “Unë e dua këtë sport dhe do të vazhdoj të konkurroj me njerëz që stërviten pavarësisht se çfarë ndodh këtu”./topchannel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara