www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sonte “Peace Festival ’23” sjell emrat më aktual të muzikës moderne në sheshin Skenderbeu

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Shkup, 13 gusht – Sonte qytetarët i pret festë e madhe në Sheshin Skëndërbeu në Shkup, për të shënuar 22 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Festivali më i ri muzikor, “Peace Festival”, me fillim nga ora 21:00, sjell emrat më aktual të muzikës moderne shqiptare, të cilët për të pranishmit do të dhurojnë spektakël të paharruar.

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, i cili njëkohësisht dhe merret me organizimin e këtij festivali, njoftoi se këtë vit në “Peace Festival” do marrin pjesë yjet e estradës shqiptare, si Noizy, Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri, Ylli Limani, Tuna dhe Bardhi.

Qëllimi i këtij festivali së bashku me Shkollën për Liderë të Rinj, që filloi të mbahet prej më datë 11 dhe përfundon nesër më 13 gusht, është që këto organizime të shndërrohen në një manifestim tradicional për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Forma e zgjedhur besohet se është një mundësi për të komunikuar mesazhin kryesor mbi vlerën e paqes, barazisë dhe demokracisë me pjesmarrësit e festivalit, impakti i të cilave është shumë më i madh tek të rinjtë, të cilët duhet të punojnë drejt kohezionit shoqëror në vendin tonë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara