www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Reagim i presidentit Pendarovskit për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Shkup, 13 gusht – Cekja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoveniste paraqet ndezje të urrjetjes dhe mosdurimit etnik me çka pa hamendje sulmohen parimet themelore dhe vlerat e Marrëveshjes kornizë, si dhe koncepti i Maqedonisë së shtet multietnik, thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Organizuesit e tubimeve publike në Tetovë dhe në Çair duhet të sanksionohen me ligj për shkeljen e dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujt dhe simbolet e bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit. Nëa të drejtim u bëj thirrje organeve kompetente në afat sa më të shkurtë t’i përfundojnë procedurat e caktuara”, nënvizohet në reagimin e Pendarovskit.

Mënyra e realizimit të idesë për riemërimin e rrugës në komunën e Çairit, ceket në reagimin e Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimin e trashëgimisë historike të të gjitha bashkësive në shtet.

“Në atë kuptim, pres shërbimet inspektuese kompetente të kotnrollojnë nëse gjatë sjelljes së vendimit është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, që duhet t’i përfshijë edhe votat e bashkësive të cialt nuk janë shumicë në atë komunë”, qëndron në reagimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara