www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mësoni cili është rrjeti social i preferuar i personazheve të njohur?

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Do habiteni kur ta dëgjoni! Gwyneth Paltrow, Ryan Reynolds, Selena Gomez dhe Jessica Alba janë disa nga yjet e famshëm që kanë filluar të shtojnë praninë e tyre në internet në platformën e njohur ‘Linkedin’.

Kjo platformë i lidh njerëzit në një mënyrë të ndryshme nga mediat e tjera sociale, kryesisht për shkak të filozofisë që qëndron pas saj. Përdoruesit postojnë në profilet e tyre CV-të e tyre, interesat e tyre, vendet e punës dhe promovimet që marrin, shkëmbejnë informacione për të rejat e secilit sektor dhe në përgjithësi shfaqin arritjet e kompanive ku ata punojnë ose zotërojnë. Ryan Reynolds, për shembull, i cili bleu aksione në një kompani telekomunikacioni, përmend në profilin e tij personal në LinkedIn se ai përpiqet të punojë në orarin 9 me 5.

“Gjatë viteve të fundit kam ndërtuar atë që Wall Street Journal do ta përshkruante si një perandori. Unë jam ende duke u përpjekur të kuptoj se çfarë do të thotë kjo”, ka shkruar ai. Po ashtu, në platformë ishin Kim Kardashian dhe Taylor Swift, të cilat janë aktive në Linkedin për gati dhjetë vjet. Nga sa duket, duke qenë se çdo yll, mban të paktën një biznes në të njëjtën kohë apo po kryen fazat e para të hapjes së një biznesi, platforma do të bëhet gjithnjë e më e popullarizuar mes tyre./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara