www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mega-operacioni, bosi i bandës së Ekuadorit transferohet në një burg të sigurisë së lartë

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Mijëra ushtarë dhe policë ekuadorianë janë përfshirë në një operacion për të çuar një udhëheqës famëkeq bande në një burg të sigurisë maksimale.

Jose Adolfo Macias, i njohur si “Fito” akuzohet se ka dërguar kërcënime me vdekje ndaj kandidatit të vrarë presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio.

Aktivisti kundër korrupsionit u qëllua tre herë në kokë teksa po largohej nga një tubim i fushatës të mërkurën.

Përpara vrasjes së tij,  Villavicencio tha se ishte kërcënuar nga Fito.

Vdekja e tij ka tronditur një komb që i ka shpëtuar kryesisht dhunës së bandave të drogës, luftërave të karteleve dhe korrupsionit që ka goditur shumë nga fqinjët e tij.

Megjithatë, krimi është rritur në vitet e fundit, i nxitur nga rritja e karteleve kolumbiane dhe meksikane të drogës.

Të shtunën, partia e tij Construye shpalli kandidaten, Andrea Gonzalez.

Karriera e Gonzalez është fokusuar kryesisht në çështjet mjedisore dhe partia tha se ajo do të “garantonte trashëgiminë” e Villavicencio.

Ndërkohë, e veja e Villavicencio, Veronica Sarauz tha se ajo e konsideronte shtetin përgjegjës për vdekjen e burrit të saj dhe tha se ishte e pakënaqur që Gonzalez ishte emëruar si zëvendësuesja e burrit të saj për të konkurruar në zgjedhje.

Fushata e Villavicencio u fokusua te korrupsioni dhe droga.

Ai ishte një nga kandidatët e vetëm që pretendoi lidhje mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të qeverisë ekuadoriane.

Një ditë para vrasjes së tij, ai u ankua në Zyrën e Prokurorit Publik për parregullsi të dyshuara në kontratat e naftës të negociuara gjatë administratës së ish-presidentit Rafael Correa, të cilat i kishin kushtuar vendit 9 miliardë dollarë amerikanë.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, ndërsa një i shtati u vra në një shkëmbim zjarri.

Autoritetet nuk kanë thënë se kush i ka punësuar dhe paguar vrasësit./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara