www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Liqeni i Shkodrës, mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Media gjermane “Deutsche Welle” ka vendosur liqenin e Shkodrës mes dhjetë parqeve më të bukura natyrore të Evropës.

Në një shkrim të publikuar të shtunën, media gjermane liston 10 parqet më të bukura të Evropës. Mes tyre ndodhet edhe liqeni i Shkodrës në Shqipëri.

“Jeni të lodhur nga intensiteti i punës e rendja e së përditshmes dhe keni dëshirë për një pushim diku larg në mjedise të mrekullueshme në natyrë? DW ju rekomandon 10 parqe kombëtare në Evropë që ia vlen të vizitohen”, nis shkrimin e saj media gjermane.

“Liqeni i Shkodrës është sipërfaqja më e madhe e ujit në Gadishullin Ballkanik, megjithëse madhësia e tij e saktë ndryshon në varësi të sezonit. Shkoni këtu nëse ju pëlqejnë manastiret idilike të ishujve, vëzhgimi i shpendëve ose thjesht mund të zhyteni në natyrën e virgjër“, shkruan Deutsche Welle në shkrimin e saj.

Vendet e tjera të sugjeruara janë: Parku Kombëtar Hossa, Finlandë; Parku Kombëtar Sarek, Suedi; Parku Kombëtar Jotunheimen, Norvegji; Shkëmbijtë me gurë ranorë të Elbës mes Gjermanisë dhe Republikës Çeke; Rezervat Natyrore High Fens, Belgjikë dhe Gjermani; Liqenet e Plitvicës, Kroaci; Cinque Terre, Itali ; Calanques, Francë, si dhe Parku Kombëtar Ordesa y Monte Perdido, Spanjë, raporton ATSH.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara