www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bilanci i frikshëm, Kievi raporton për të paktën 500 fëmijë të vrarë nga forcat ruse

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Të paktën 500 fëmijë janë vrarë dhe mbi 1.000 janë plagosur që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës shkurtin e kaluar, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës më 13 gusht.

Zyrtarët e Ukrainës thanë se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të paktën 9.396 civilë ishin vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe 16.646 të tjerë janë plagosur. Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në mbarë qytetet ukrainase, edhe pse vazhdimisht mohon se shënjestron infrastrukturën civile. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar nga territoret e pushtuara forcat ruse./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara