www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Befasi, Mbape mund të firmos kontratë me PSZH-në?!

Posted on August 13, 2023August 13, 2023 by User User1

Drejtuesit e Paris Sen Zhermenit nuk e përjashtojnë mundësinë që Kilian Mbape të përfundojë duke nënshkruar një marrëveshje të re me klubin, raporton Andres Onrubia i “AS”

Parisienët kanë arritur të rivendosin kontaktet me lojtarin. Përveç kësaj, 24-vjeçari ende synon të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me PSZH-në, e cila skadon verën e ardhshme. Ai nuk do të shpallë dëshirën e tij për t’u larguar. Klubi tani mendon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një ‘klauzolë largimi’ që do t’i lejonte atij të largohej nga PSZH në një moment të caktuar, ndërsa kontrata e tij është ende në fuqi.

Të shtunën, Kilian Mbape ishte i pranishëm në sallën e VIP-ave në “Parc des Princes” ku PSZH u përball me Lorientin në Ligue 1. Ai gjithashtu bëri një vizitë në dhomën e zhveshjes, e cila u prit si një gjest fisnik nga drejtuesit e klubit.

Real Madridi vazhdon të hesht për lëvizjen e Mbapes. Nga shumëkush pritet që në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës të tentojnë ta nënshkruajnë./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara