www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një vajzë 16 vjeçare vdiq e mbyllur në “kasollën menstruale”, praktikë e ndaluar me ligj në Nepal por po riktheht sërish

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Një vajzë 16-vjeçare nga Nepali ka ndërruar jetë si pasojë e praktikës joligjore e njohur si chhaupadi, gjatë së cilës gratë me cikël menstrual janë të detyruara të qëndrojnë në kasollet jashtë shtëpive të tyre. Supozohet se, Anita Çand, nga rajoni Baitadi në perëndim të vendit, në kufirin me Indinë, ka vdekur të mërkurën nga kafshimi nga gjarpri derisa ishte duke fjetur. Vdekja e saj është vdekja e parë e paraqitur nga chhaupadi nga viti 2019.

Chhaupadi bazohet në besimin shekullor se, gratë dhe vajzat janë të papastra dhe të paprekshme gjatë ciklit menstrual. Nuk u lejohet të kryejnë një sërë aktivitetesh, ndërsa në disa raste dëbohen në “kasolla menstruale” gjatë kohëzgjatjes së ciklit menstrual. Praktika, e cila ka të bëjë me hinduizmin, është e integruar thellë në Nepalin perëndimor. Nga viti 2005 është joligjore, chhaupadi dënohet me burg deri në tre muaj dhe dënim me para prej 20 funta. Policia në rajonin Baitadi njoftoi se, po heton vdekjen e Anitas. Familja e saj mohoi se, ka pasur menstruacione kur ka vdekur.

“Punojmë në ndërprerjen e kësaj praktike, por ende ka shumë për t’u bërë”, tha Bina Bhata, zëvendës kryetare në komunën rurale Pancheshvar në Baitadi.

Vdekja e fundit e paraqitur nga chhaupadi ishte në 2019. Parvati Buda Ravat (21) vdiq pasi kaloi tre netë në kasollën e mbyllur. Vdekja e saj ishte rasti i pestë i paraqitur atë vit. Gratë dhe vajzat kanë vdekur nga sulme nga kafshët dhe nga thithja e tymir, pasi kanë ndezur zjarr në kasollat pa dritare. Kunati i Ravat ishte dënuar me tre muaj burg. Vdekja e saj nxiti programe dhe fushata në gjithë vendin që të ndërpresin praktikën. Mijëra kasolla menstruale u shkatërruan, por duket se ato kanë filluar të ndërtohen sërish./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara