www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Himni kombëtar do të këndohet në tri gjuhë?!

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Federata Belge e Futbollit ka njoftuar një risi të madhe që ka lidhje me himnin kombëtar, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga ndeshjet e radhës së “Djajve të Kuq”.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Domeniko Tedesko, rikthehet në fushë në ditët e para të shtatori. Përballë Azerbajxhanit në transfertë (9) dhe Estonisë në shtëpi (12). Takime të grupit F të eliminatoreve të Euro 2024 dhe kompeticion që do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Gjermani.

Duke nisur nga sfida ndaj estonezëve, lojtarët do ta këndojnë himnin në tri gjuhët që përdoren në Belgjikë. Rregulli i ri vlen edhe për ekipet kombëtare të moshave dhe kombëtaren e femrave. Brabançonne (himni kombëtar belg) do të këndohet në frëngjisht, holandisht dhe gjermanisht duke filluar nga sfida e radhës shtëpiake./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara