www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BMW shumëngjyrëshe, vetura e ëndrrave! (FOTO)

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Gjiganti i veturave, BMW, ka shpalosur një version të përditësuar të teknologjisë për ndryshim të ngjyrave të veturave, duke kaluar nga koncepti bardh e zi në të gjitha ngjyrat. Brendi gjerman e prezantoi teknologjinë si pjesë të konceptit të fundit, “BMW i Vision Dee”, që po rri i shpalosur në panairin “Consumer Electronics Show” në Las Vegas.

“i Vision Dee” përmban një shtresë të jashtme që përdoret edhe nëpër pajisje të tjera teknologjike, që kryesisht kanë të bëjnë me reklamimin apo lexime të ndryshme.

Modeli mund të ndryshohet deri në 32 ngjyra. Kompania e ka bërë të mundshme që përdoruesit t’i kontrollojnë ngjyrat si të duan. Eksterieri është i ndarë në 240 segmente që mund të kontrollohen një nga një. Brendi i madh gjerman pati shpalosur teknologjinë për herën e parë vitin e shkuar në modelin iX Flow. Teknologjia pritet të jetë në dispozicion për shitje në vitin 2025./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara