www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsenal – Nottingham Forest, ndeshja hapëse e ditës së sotme në Premier

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Arsenali dhe Nottingham Foresti do të ballafaqohen në xhiron e parë të Premier Leagues.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 13:30, raporton Klankosova.tv.

Topçinjtë janë të pamposhtur në 12 ndeshje në shtëpi kundër Forestit, duke përfshirë të gjitha garat- tetë fitore dhe katër barazime.

Megjithatë, Foresti e mposhti Arsenalin me rezultat 1-0 në shtëpi sezonin e kaluar për të siguruar mbijetesën në Premier League dhe po kërkon fitore të njëpasnjëshme ndaj Gunners për herë të parë që nga shtatori 1978 nën drejtimin e Brian Clough.

Fitorja e fundit si mysafir e Forest kundër Arsenalit ishte një triumf me rezultat 3-1 në ligë në Highbury në mars 1989.

Një tjetër ndeshje interesante që do të luhet sot, në Premier League është ajo në mes Neëcastle United dhe Aston Villas, me dy skuadrat që janë përforcuar gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve.

Ndërkohë, Manchester City e nisi me fitoren edicionin e ri, duke e mposhtur Burnlyn në shtëpi, me rezultat 3-0, dy nga golat i realizoi Erling Haaland. /Klankosova.tv.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara