www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

22 vjet nga masakra e Lubotenit

Posted on August 12, 2023August 12, 2023 by User User1

Sot janë mbushur 22 vjet nga masakra e Lubotenit, ku forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë të këtij fshati të Shkupit.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur në mëngjesin e 12 gushtit të vitit 2001, kur forcat policore dhe ushtarake maqedonase ndërmorrën një aksion në këtë fshat, ku lanë të vrarë 10 banorë lokal, mes tyre edhe një fëmijë 6-vjeçar Erxhan Aliu, burgosën dhe keqtrajtuan dhjetëra banorë të fshatit, por dogjën edhe 14 shtëpi, përcjell INA.

Në mesin e të vrarëve të tjerë ishin: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.

Aksioni ishte ndërmarrë me arsyetimin se në fshat ishte e pranishme Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë procesoi rastin e Lubotenit si vepër krime lufte ndaj civilëve, ku u akuzua dhe u dënua pjesëtari i lartë i forcave maqedonase të sigurisë, Johan Tarçullovski me 12 vjet burg, ndërsa u shpallë i lirë ish-ministri i brendshëm Lube Boshkovski./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara