www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zjarret në Havai, mbi 50 të vdekur

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Zjarret pyjore në Maui të Havait i kanë lënë të vdekur të paktën 53 persona, dhe shifrat pritet të rriten, kanë thënë zyrtarët. Guvernatori Green ka thënë se zjarret e kanë shkrumbuar qytezën Lahaina, duke i lënë mijëra persona pa strehë mbi kokë. Si pasojë e kësaj katastrofe, që po konsiderohet më e keqja në historinë e vendit, besohet se janë rrafshuar 1.000 ndërtesa. “Do të duhen shumë vjet për ta rindërtuar Lahainan”, ka thënë Green, teksa zyrtarët kanë nisur të planifikojnë si t’i strehojnë personat që u janë djegur shtëpitë.  Lahaina është destinacion i famshëm dhe vizitohet nga 2 milionë turistë në vit. Havai është duke u përballur me zjarre pyjore prej të martës, të nxitura nga erërat e fuqishme dhe thatësia e madhe.  Autoritetet kanë nisur të ndajnë ndihma për të prekurit nga zjarret, ndërsa autoritetet amerikane në Kaliforni dhe Uashington i kanë nisur ekipet e tyre në Havai, për t’i rritur përpjekjet e kërkim-shpëtimit. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara