www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Moti i nxehtë: A do të jetë e ardhmja me ajër të kondicionuar?

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Në Amerikë janë kudo, në Evropë janë të diskutueshëm dhe në Azi janë të lakmuar. Ndërsa valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në botë, kondicionerët janë në qendër të vëmendjes

Për mirë ose për keq, këto pajisje të uritura për energji janë një përshtatje e rëndësishme ndaj një bote që po ngrohet gjithnjë e më shumë. Për miliona njerëz, ato janë bërë të nevojshme për mbijetesë. Megjithëse ndihmojnë në shpëtimin e jetëve, kondicionerët kanë një çmim, kërkesat e tyre për energji janë të mëdha. Kondicionerët janë përgjegjës për emetimin e afërsisht një miliard tonë metrikë dioksid karboni në vit nga gjithsej 37 miliardë të emetuar në mbarë botën, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Ky rreth vicioz mund të thyhet, thonë ekspertët, duke rritur përqindjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke zhvilluar kondicionerë që kërkojnë më pak energji dhe duke zhvilluar teknika të tjera ftohjeje. Ka disa fanatikë të vërtetë që mendojnë se ne mund t’i eliminojmë, por nuk mendoj se është e realizueshme, tha për AFP Robert Dubrow, një epidemiolog nga Yale, i specializuar në efektet shëndetësore të ndryshimeve klimatike.

Qasja në ajër të kondicionuar tashmë shpëton dhjetëra mijëra jetë në vit, dhe ky numër është në rritje, sipas një raporti të fundit të IEA-së, bashkautor i Dubrow. Studimet tregojnë se rreziku i vdekjes nga nxehtësia reduktohet me tri të katërtat për ata që jetojnë në shtëpi me ajër të kondicionuar. Në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 90 për qind e familjeve kanë ajër të kondicionuar, shkencëtarët theksojnë rolin e ajrit të kondicionuar në mbrojtjen e popullsisë dhe efektin potencialisht shkatërrues të ndërprerjeve të energjisë elektrike gjatë valëve të të nxehtit. Megjithatë, nga 3,5 miliardë njerëz që jetojnë në klimat e nxehta në mbarë botën, vetëm rreth pesëmbëdhjetë për qind kanë ajër të kondicionuar./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara