www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ende nuk dihet mënyra e arratisjes së tre të burgosurve në burgun e Idrizovës

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Ende nuk ka raport zyrtar mbi arratisjen e tre të të burgosurve në burgun e Idrizovës, ndërkaq drejtori i këtij burgu, Zoran Jovanovski shprehet se hetimi po vijon.

“Procedura po vijon dhe në fund do të vërtetohet saktë se si janë arratisur tre të burgosurit. Më pas do të japim deklaratë zyrtare. Këto persona që u arratisën pjesën më të madhe të dënimit e kanë mbajtur dhe ndodhen në repartin e hapur ose repart që ka kushte më liberale dhe kanë të drejtë të shfrytëzojnë fundjava”, u shpreh Jovanovski i cili shtoi se tre të burgosurit kanë qenë të angazhuar në punë.

Sipas informatave të TV Sitel, arratia e tyre duke kaluar derën edhe pse për momentin në Idrizovë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në burg ndodhet edhe policia e burgut, edhe ushtria edhe policë të MPB-së.

Kujtojmë se arratia e tre të burgosurve zgjati pak. Ata u arratisën në mëngjes rreth orës 9:00 dhe zgjati më pak se 8 orë kur u arrestuan nga policia në Lisiçe të Poshtme.

Tre të burgosurit kanë qenë të dënuar për drogë dhe trafikim me emigrantë dhe kanë qenë të dënuar nga 10-7 vjet./almakos

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara