www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Albin Kurti: Në Kosovë ka shumë rrugë me emrin e Adem Demaçit, por kjo në Çair ka një rëndësi shumë të veçantë

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Shkup, 11 gusht – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Çairi, tha se dy javë më parë ishte përvjetori i pesë i vdekjes së Adem Demaçit ndërsa sot po përurohet rruga Adem Demaçi në komunën e Çairit.

Emërtimi i një rruge në Maqedoninë e Veriut e ka një rëndësi të veçantë, tha Kurti, raporton SHENJA.

Kurti tha se Demaçi me aktivitetet e tij që i kushtuan 28 vite burg u bë simbol i paepur për lirinë e shqiptarëve në Jugosllavi.

“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha Kurti, raporton SHENJA./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara