www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trump po bën gjithçka vetëm që t’i shpëtojë burgut

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Është e pamundur të dihet se sa i shqetësuar mund të jetë realisht Donald Trump për mundësinë për të shkuar në burg për ndonjë nga veprat penale për të cilat akuzohet. Ai pretendon se mund të përballet me 561 vjet burg, falë “gjuetive të shtrigave të së majtës”. Siç shkruan “BBC”, ky mund të jetë pa dyshim ekzagjerim, por nëse ai dënohet në ndonjë nga tre çështjet gjyqësore, mund të pasojë një dënim me burg. Ish-kongresmeni, Will Hurd, i tronditi të gjithë të pranishmit në një darkë republikane në Iowa javën e kaluar, kur tha se e vetmja arsye pse Trump po kandidon për Shtëpinë e Bardhë është që t’i shpëtojë burgut.

Nuk e ka plotësisht gabim. Ish-presidenti e ka bashkuar tashmë fushatën zgjedhore dhe problemet ligjore. Ai përdor akuzat kundër tij si një pikë kryesore të fushatës. Në fjalime ai thotë se po ndiqet penalisht sepse “shteti” i frikësohet rizgjedhjes së tij president. Dhe ai tashmë ka përdorur të paktën 40 milion dollarë nga donacionet e fushatës për të paguar tarifat ligjore.

Trump e ka bërë të qartë se asnjë vendim apo dënim nuk do të ndalojë fushatën e tij dhe se ai do të vazhdojë të kandidojë edhe nga pas hekurave nëse duhet. Po ashtu ka phuar se se nëse zgjidhet ai do të përdorë pushtetin e zyrës së tij ose për të shfuqizuar çdo ndjekje penale në vazhdim ose për të falur veten për çdo dënim. Aktakuza e fundit buron nga roli i tij i dyshuar në komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Ai përballet me katër akuza: komplot për mashtrim, komplot për të penguar një procedim zyrtar, pengim i një procedimi zyrtar dhe komplot kundër të drejtave. Prokurorët pretendojnë se ai ka përhapur pretendime të rreme, për zgjedhjet e vitit 2020./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara