www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skandali me kreditë e shpejta, infermierja nga Shkupi duhet të paguaj mbi 2500 euro, pasi që dikush i mori kredi në emrin e saj

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Aneta Petrovska, një infermiere e punësuar në një nga spitalet më të mëdha shtetërore në Shkup, të cilës i janë vjedhur të dhënat e kartës së identitetit, është një tjetër viktimë e krimit të shfrenuar me kredi të shpejta, shkruan portali SDK.

Kështu që ajo tani duhet të kthejë një kredi që dikush e ka marrë në emër të saj mbi 162 mijë denarë apo mbi 2500 euro.

Petrovska e shokuar është paraqitur në Njësinë për krime ekonomike dhe kompjuterike në MPB, por edhe tek Avokati i Popullit, ku ka bërë të ditur se autor të panjohur kanë tërhequr paratë në emër të saj nga një kompani financiare në Shkup.

Ajo ka thënë se dikush në punë i ka vjedhur letërnjoftimin, e ka fotografuar dhe më pas sigurisht ia ka kthyer në çantë. Ajo ka kërkuar ndihmën e MPB-së, Avokatit të Popullit, të cilët kanë reaguar tek Ministria e Financave. Por, kjo e fundit ka thënë se nuk është kompetente, edhe pse nga ajo është kërkuar që të dërgohen inspektorë nëpër këto kompani financiare private që po japin kredi të shpejta.

Me këtë rast, Ministria e Financave e informoi Avokatin e Popullit se nuk ka juridiksion për të ndjekur mashtrimin me kredi të shpejta, por është problem i MPB-së.

Avokati i Popullit Naser Ziberi në shkresën e tij kthyese kërkoi që Ministria e Financave të mos fshihet pas MPB-së dhe të mos përzihen përgjegjësitë.

“Të bëhet inspektimi dhe të konstatohet gjendja faktike – nëse janë respektuar apo jo dispozitat e Ligjit për shoqëritë financiare dhe Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit gjatë dhënies së kredive të shpejta nga kompani të veçanta financiare, me rastin e lidhjes së marrëveshjeve për kredi të tilla!. Për të kontrolluar se kur dhe si janë lëshuar kreditë individuale, pastaj nëse, kur dhe nga cili person si përdorues i kredisë janë nënshkruar, si është bërë pagesa e tyre, në çfarë mënyre dhe në llogari të kujt, nëse mënyra e pagesës është në përputhje me rregulloret ligjore pozitive dhe në fund pse janë dhënë kredi në rastin kur të gjitha shoqëritë financiare janë informuar siç duhet nga avokati i kërkuesit që të ndalojnë dhënien e kredive me letërnjoftim të pavlefshëm!”, ka shkruar Avokati i Popullit në adresë të Ministrisë së Financave.(INA)

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara