Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, informoi se mëngjesin e sotëm ka vizituar vendbanimin Jurumleri, ku janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kanaleve atmosferike.
Operatorit ekonomik i cili është kontraktues i punëve ndërtimore i kam dhënë udhëzime që të rrisë dinamikën e aktiviteteve për ndërtimin e rrjetit atmosferik që menjëherë pas kësaj t’i afrohet asfaltimit të rrugëve, thotë Stefkovski.
Stefkovski theksoi se kërkesat e qytetarëve janë duke u realizuar.
Banorët nga rr. “18” dhe rr. “14” në Jurumleri prej vitesh janë lënë të shkelin në baltë. Ky problem po hyn në histori, informoi kryebashkiaku.