www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pjesëtarët e Armatës nisen për në Slloveni

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Shkup, 10 gusht – Pjesëtarët e Armatës mëngjesin e sotëm janë nisur për në Slloveni ku duhet të ndihmojnë në riparimin e pasojave nga moti i ligë që përfshiu këtë vend.

Konform vendimit të Qeverisë, në Slloveni dërgohen 100 pjesëtarë të Armatës të cilët do të ndihmojnë në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia. Ndihma është kërkuar nga Sllovenia përmes mekanizmit të NATO-s EADRCC.

Pjesëtarët e Armatës do të qëndrojnë në Slloveni plotë tridhjetë ditë ku do të marrin pjesë në operacionin humanitar për riparimin e dëmeve nga stuhia.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si edhe më parë, vazhdon të vihet në dispozicion dhe pjesëmarrje solidare në misione dhe aksione të ndryshme humanitare në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë që u publikua pas seancës qeveritare./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara