www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Mos i mbyll sytë, edhe t’i mund ta parandalosh korrupsionin”

Posted on August 10, 2023August 10, 2023 by User User1

Shkup, 10 gusht – Drejtoria doganore ka nisur një fushatë për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e korrupsionit në mënyrë që qytetarët apo punonjësit që janë dëshmitarë të korrupsionit apo aktiviteteve të dyshimta të denoncojnë atë.

Në kuadër të fushatës “Stop Korrupsionit”, nga data 9 deri më 17 gusht do të shpërndahen broshura nëpër pika kufitare, përmes të cilave qytetarët do të mund të informohen për mënyrat e denoncimit të korrupsionit, si dhe për pasojat e dëmshme që ai shkakton. “Paraqitë në 197, linjë e hapur e Drejtorisë doganore. Korrupsioni është i dyanshëm – dhënia dhe marrja e ryshfetit është krim. Minimi i sigurisë kombëtare, humbjet nga taksat dhe ulja e investimeve të huaja direkte janë vetëm disa nga pasojat e dëmshme të shkaktuara nga korrupsioni”, janë disa nga mesazhet e theksuara në broshurë.

Fushata për ngritjen e vetëdijes publike për raportimin e rasteve të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga doganierët do të realizohet në degët e brendshme në mbarë vendin dhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Novosellë, Dojran, Tabanoc, Dellçevë, Bllacë, Aeroporti i Shkupit dhe Qafë Thanë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara