www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Putinit i shkon lufta te dera, shpërthen fabrika e armëve në Moskë

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Një re tymi në formë kërpudhe u shfaq në qiellin e Moskës këtë të mërkurë, si pasojë e një shpërthim të fuqishëm që ndodhi në një fabrikë armësh, shumë pranë kryeqytetit.

Shpërthimi erdhi vetëm disa orë pasi Kremlini njoftoi se kishte arritur të shmangte një sulm terrorist gjatë natës, duke rrëzuar dy dronë të Ukrainës.

Paraprakisht u raportua se ishte shkaktuar nga një tjetër mjet fluturues pa pilotë, por kjo u përgënjeshtrua menjëherë nga autoritetet ruse.

Fabrika e armëve Zagorsk është e vendosur rreth 40 km larg Moskës dhe mendohet që puna e saj ka qenë në kapacitet të plotë për të furnizuar makinerinë e luftës së Putinit.

Nga shpërthimi raportohet për 31 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që dëmet në strukturë janë të pallogaritshme, pasi sipas dëshmitarëve ajo është shndërruar në rrënojë, kjo për shkak dhe të materialeve që ndodheshin brenda saj.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kërkojnë nën rrënoja, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare për shkaqet e shpërthimit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara