
Në Riad temperatura këto ditë vërtitet rreth 40 gradë C, por të premten klima do të ndizet edhe më shumë, pasi nis Saudi Pro League, apo Roshn Saudi League sipas emrit të sponsorit.
Në Jedah, mbi Detin e Kuq, 5 milionë banorë, është në program sfida mes të zotëve të shtëpisë Al Ahli dhe të sapongjiturës Al Hazem, dhe priten 25 mijë spektatorë, por padyshim që këtë sezon Arabia Saudite do të ketë shumë më tepër sy mbi të, nisur nga bumi që ka bërë në merkaton e kësaj vere.
