www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Japin dorëheqje pesë ministra të LSDM-së

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Qeveria po vijon strategjinë e saj përmes presioneve ndaj opozitës para ndryshimeve kushtetuese. Duke ndjekur shembullin e BDI-së, dorëheqje me kusht pritet të japin edhe ministra të tjerë në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit.

Sipas informacioneve të TV 24, pesë ministra nga LSDM deri te kryeministri Kovaçevski do të dorëzojnë dorëheqje të kushtëzuara, që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të bëhet pjesë e një Qeverie pa BDI-në, ashtu siç ishte një nga kushtet e saj.

Mirëpo, ende nuk dihet se cilat poste ministrore LSDM ia ofron kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nuk ka të dhëna nëse në mesin e tyre do të jetë edhe posti i kryeministrit, të cilin Kovaçevski e ka ofruar tashmë një herë.

Ndërkohë, deri tani opozita nuk dihet se a do të ndryshojë mendje deri më 18 gusht, kur fillon seanca parlamentare për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, raporton TV24.

E ndërsa Kovaçevski dhe Ahmeti po kërkojnë një mënyrë për të arritur 80 votat që nuk i kanë, shumica tashmë është një hap përpara. Ata kanë shkruar të ashtuquajturin Manifest për negociatat me BE-në.

Dokumenti është promovuar nga LSDM, BDI dhe partitë e tjera dhe përmes tij kërkojnë bashkimin e të gjitha partive parlamentare rreth procesit të integrimit evropian.

Por, VMRO-DPMNE në këtë dokument nuk sheh tentativë për bashkim, por një hap me të cilin qeveria edhe një herë humb mundësinë e konsensusit për amendamentet kushtetuese.

Edhe pse plani i qeverisë ishte që ndryshimet kushtetuese të votoheshin deri në fund të nëntorit, kur përfundon procesi i shqyrtimit, qeveria po ndryshon retorikën. Sipas Kovaçevskit, nuk ka afat kur bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse për seancën e dytë ndërqeveritare, BE-ja do të presë këtë lëvizje të Maqedonisë. Por ndërkohë, kjo do të thotë se vendi mbetet pas Shqipërisë, e cila pas procesit të skriningut hap grupet pa kushte shtesë që ka Maqedonia me propozimin francez.(INA)

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara