www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dënohet me 45 vjet burgim trafikanti më i rrezikshëm i drogës në SHBA

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Dairo Antonio Usuga i njohur si “trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë” është dënuar me 45 vjet burgim në SHBA.

Ai është dënuar pasi kishte pranuar përgjegjësinë për veprat e tij.

Usuga është krahasuar me Pablo Escobarin nga presidenti kolumbian Ivan Duque i cili tha se “ ai nuk është vetëm trafikanti më i rrezikshëm i drogës në botë, por është vrasës i liderëve socialë, abuzues i djemve, vajzave dhe adoleshentëve, një vrasës i policëve”.

Ai ishte deklaruar fajtor në janar për akuzat e nivelit të lartë të trafikut të drogës, duke pranuar se mbikëqyrte kontrabandën e tonelatave të kokainës në SHBA, raporton Abcnewsalbania.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, klani i tij  “përdorte dhunën dhe frikësimin për të kontrolluar rrugët e trafikut të narkotikëve, laboratorët e përpunimit të kokainës, pikat e nisjes së skafeve”./lajmi.net

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara