www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bogoev: Qytetarët duan që Mijallkov dhe Gruevski të jenë në burg

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në “Summer Click” në TV21 tha se qytetarët duan që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, por edhe shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov të përfundojnë në burg.

“Unë e di që qytetarët duan që Gruevski dhe Mijallkov të jenë në burg. Njëri ka shpëtuar si frikacak, duke u fshehur në një bagazh, ndërsa për tjetrin janë duke u zhvilluar procedura gjyqësore dhe dua që të përfundojnë me sukses”, tha Bogoev.

Ai shtoi se në asnjë qeveri të kaluar nuk ka ndodhur që prokurori dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, të mbështetur nga pushteti, të përfundojnë në burg.

“Prokurori publik i mbështetur nga partia në pushtet shkon në burg. Katica Janeva është në burg. Ka një procedurë ndaj sekretarit të përgjithshëm të qeverisë dhe ka një procedurë gjyqësore dhe ai do të përgjigjet. Kjo po ndodh tani, gjë që nuk ka mundur të ndodhë në të kaluarën”, tha Bogoev./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara