Policia e Koçanit ka ngritur kallëzim penal kundër një 19-vjeçarit dhe 17-vjeçarit, pasi të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, transmeton TV21.
“Zyra e jashtme për punë kriminele Koçan ka parashtruar kallëzim penale kundër M.C.(19) nga fshati Oblleshevë dhe kundër 17-vjeçarit nga Koçani”, qëndron mes të tjerash në buletin.
Më tej thuhet se “te i denoncuari i parë janë gjetur fara nga kanabisi, të cilat i ka blerë nga i denoncuari i dytë”./koha