www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trajanov: Nuk ka negociata me BE-në, qeveria të dorëhiqet

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Shkup, 8 gusht – Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, konfirmoi se afati për ndryshime kushtetuese nuk është nëntori, pasi qytetarët, mediat, Kuvendi, SHBA-ja dhe partnerët dhe përkrahësit tanë të tjerë kanë gënjyer gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se nuk ka fillim formal të negociatave me BE-në dhe hapje të klasterave, thotë kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

“Për një vit Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani gënjyen, manipuluan dhe ushtruan presion të paparë për ndryshime kushtetuese dhe inkorporim të bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, si parakusht i vetëm, por Bujar Osmani e pranoi publikisht se afati është deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, pra deri në qershor të vitit 2024.

Është fare e qartë se bllokadën për BE-në nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por Qeveria.

Osmani i di njoftimet nga disa shtete anëtare të BE-së, se edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka marrëveshje për fillimin e negociatave dhe hapjen e klasterave, për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të sistemit jo të besueshëm dhe të korruptuar gjyqësor për shkak të mungesës së shtetit ligjor dhe participimit, si dhe për shkak të mungesës së reformave dhe rezultateve”, shkruan Trajanov.

Ai shton se pas një fiasko të tillë, e vetmja gjë që ka mbetur është përgjegjësia, dorëheqja e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara