www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tragjike në Gjilan: Humb jetën një 22-vjeçar, ra nga dritarja e banesës së tij

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Abdulla Presheva’ në Gjilan, ku një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në rrugë. 22-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së tij.

“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeqar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tijë, I njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekve për ti ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë”, tha ai.

Sipas Hashanit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rrethanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shteti . Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”, tha Hashani per sinjalin. /gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara