
Sot është Dita Ndërkombëtare e Maceve, një prej kafshëve shtëpiake, shkruajnë mediat e huaja.
Dita Botërore e Maceve festohet çdo vit që nga viti 2002 më 8 gusht, nisur kjo nga Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve si dhe grupet e tjera për të drejtat e kafshëve, si një ditë e veçantë për të përkëdhelur edhe më tepër një nga kafshët më të preferuara në botë.
Në shumë vende evropiane festohet më 17 shkurt, në Rusi më 1 mars dhe në SHBA më 29 tetor.
