www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Inteligjenca artificiale “mësyn” edhe në gazetari! Në Malin e Zi, lajmet transmetohen nga spikerja virtuale 

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Inteligjenca Artificiale ka nisur të përhapet shpejtësi, ku tashmë për herë të parë në rajon, Mali i Zi do të transmetojë lajmet që jepen nga spikeret virtuale.

Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes spikeres virtuale, Ana AI ose Sara AI, që nga fundi i korrikut për çdo ditë të javës.

Redaktori i portalit, Mili Preleviç, shpjegoi për Radio Evropa e Lirë (RSE) se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas ajo e lexon atë.

Spikerja virtuale nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve.

Ai deklaroi se ata zgjedhin çfarë të duan për të, përfshirë veshjen dhe ngjyrën e flokëve, pra çdo gjë është në dorën e tyre.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese, një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Eksperti i Inteligjencës Artificiale, Mihailo Baçkoviç, deklaroi se kjo mënyrë është e dobishme për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.

Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.

Spikerja virtuale nuk është gjëja e parë që ky portal ka bërë në fushën e inteligjencës artificiale. Më parë ata publikuan disa tekste përmes Chat GPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale që gjeneron tekstet./topchannel

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara