www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Historia e saj bëri bujë botërore: Shikoni sa është rritur vogëlushja që lindi nën rrënojat e tërmetit (FOTO)

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Sirinë dhe Turqinë më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar më shumë se 50,000 të vdekur dhe duke shkatërruar qytete të tëra.

Shumë nuk ia dolën të gjallë nga ndërtesat që u shkatërruan por përmes rrënojave, një foshnjë arriti të dilte e gjallë, vetëm disa orë pasi kishte lindur.

Historia e Afras së vogël bëri bujë botërore. Në rrënojat e shtëpisë së saj, nëna fatkeqe e vajzës kishte arritur ta sillte në jetë. Fatkeqësisht, sapo lindi fëmijën, gruaja humbi jetën ndërsa shpëtimtarët arritën ta nxjerrin të gjallë foshnjën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila kishte ende kordonin e kërthizës.

6 muaj pas kësaj ngjarje tragjike, vajza e vogël jeton e lumtur me dajat e saj. Në pamjet e siguruara nga mediat e huaja, foshnja shihet pranë dajës e shëndetshme dhe e buzëqeshur./koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara