www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haradinaj për letrën e disa politikanëve perëndimorë për Borrellin e Blinkenin: Është vulë e asaj se Kosova është euroatlantike

Posted on August 8, 2023August 8, 2023 by User User1

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kryetarët e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë e vendeve të tjera, ku i kërkohet kryediplomatëve evropiano-amerikanë një qasje më e ashpër dhe më e vendosur ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Washingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës”, shkroi ai Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së potencoi se arritjet e deritanishme si shtet “i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti”.

“Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”, përfundoi ai

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara